Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë idenë se vendet perëndimore po ushtrojnë presion mbi Kievin për të hyrë në bisedimet e paqes me Rusinë.

Kjo erdhi pasi NBC raportoi se zyrtarë amerikanë dhe evropianë kishin folur me qeverinë ukrainase për atë se çfarë mund të sjellin negociatat e mundshme të paqes me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Të shtunën, Zelensky mohoi se lufta e Ukrainës me Rusinë kishte arritur në një “ngërç”, duke u mbështetur në sugjerimet që liderët perëndimorë po lobonin për bisedimet e paqes.

Zelensky tha se lufta midis Izraelit dhe Hamasit kishte tërhequr gjithashtu vëmendjen nga Ukraina dhe tha se ky ishte “qëllimi i Rusisë”, raporton The Guardian.

“Sigurisht, është e qartë se lufta në Lindjen e Mesme, ky konflikt, po largon fokusin. Ne kemi qenë tashmë në situata shumë të vështira kur pothuajse nuk kishte asnjë fokus në Ukrainë. Jam absolutisht i sigurt se do ta kapërcejmë këtë sfidë”, tha Zelensky.