Zelensky nderon traditën myslimane, shtron iftar për ushtarët ukrainas

Zelensky nderon traditën myslimane, shtron iftar për ushtarët ukrainas

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ne darken e iftarit me ushtarët myslimanë që agjëronin në muajin e Ramazanit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau iftarin me ushtarët myslimanë që agjëronin në muajin e Ramazanit të premten, në atë që ai tha se do të shndërrohej në një "traditë të re respekti".

Iftari është vakti që prish agjërimin ditor gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit dhe presidenti Ukrainas ka shtruar iftar për ushtarët e tij, të cilët sakrifikojnë ngrënien dhe pirjen gjatë ditës edhe pse janë në luftë.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në darkën e iftarit, Zelensky falënderoi komunitetin mysliman dhe tha se muaji i Ramazanit "respektohej kudo në Ukrainë ,madje edhe në vijën e parë, edhe në kushte luftarake".

Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e Rusisë ndaj myslimanëve në Krime.

“Përpjekja e Rusisë për të skllavëruar Ukrainën dhe njerëzit e tjerë të Evropës filloi pikërisht nga pushtimi i Krimesë ukrainase, pikërisht nga represioni në Krime kundër lirisë ukrainase dhe tatar të Krimesë, kundër myslimanëve të Krimesë”, tha Zelensky.

“Çlirimi i Krimesë nuk ka alternativa jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën”.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rrjedhje e re e informacionit sekret amerikan! NY Times: SHBA po spiunon aleatët e saj


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti