Zelensky në Bruksel: Samiti i dytë i paqes së shpejti

Zelensky në Bruksel: Samiti i dytë i paqes së shpejti

Foto: Volodymyr Zelensky dhe Charles Michel

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në ndërtesën Europa në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Ai u prit nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë këtij samiti ai tha se duhet të përgatitemi për një samit të dytë të paqes.

"Tani ne duhet të përgatitemi për një samit të dytë të paqes, është shumë e rëndësishme dhe unë do ta diskutoj atë me liderët", tha Volodymyr Zelensky.

“Duhet të ndërmarrim hapat e ardhshëm, që është një plan i detajuar, ta vendosim në tavolinë dhe duhet ta bëjmë në muajt e ardhshëm, sepse nuk kemi shumë kohë. Ka të vdekur dhe të lënduar në terren. Nuk duam që konflikti të zgjasë me vite, por Moska synon ta zgjasë atë. Ne duam negociata të hapura, jo të fshehta", theksoi ai.

Gjithashtu pas mbërritjes në Bruksel me anë të një postimi në Telegram Zelensky shkroi:

"Ne do të nënshkruajmë tre marrëveshje sigurie njëherësh, njëra prej tyre me Bashkimin Evropian në tërësi. Për herë të parë, kjo marrëveshje do të vendosë angazhimin e të 27 vendeve anëtare për t'i ofruar Ukrainës mbështetje të gjerë, pavarësisht çdo ndryshimi institucional brenda BE-së.

Në ditët e fundit Ukraina ka filluar negociatat për anëtarësimin në BE. Sot jam në Bruksel për të marrë pjesë në një takim të Këshillit Evropian dhe për të falënderuar të gjithë liderët evropianë për unitetin e tyre dhe për konfirmimin e pakthyeshmërisë së rrugës sonë evropiane. Çdo hap na afron më shumë me qëllimin tonë historik për paqen dhe prosperitetin në një shtëpi të përbashkët evropiane”,përfundon ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moskë: 10 mijë emigrantë ukrainas të natyralizuar së fundmi në front! Zelensky në Bruksel: Samiti i dytë i paqes së shpejti


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë