
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Evropën gjatë fjalës së tij në Forumin e Davos, duke thënë se ajo duket “e përçarë” dhe “e humbur përballë presidentit Donald Trump”.
Zelensky deklaroi se nga Kievi këshillohet të mos flitet me amerikanët për raketat Tomahawk, “për të mos prishur atmosferën”. Ai shtoi se i është thënë gjithashtu të mos flasë për raketat Taurus dhe të shmangë çdo deklaratë që mund të ofendojë një vend evropian apo një tjetër.
Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas theksoi se Evropa nuk duhet të pranojë të jetë “thjesht një sallatë e fuqive të vogla dhe të mesme e spërkatur me erëza nga armiqtë e Evropës”.
Sipas Zelenskyt, vetëm bashkimi e bën kontinentin të fortë. Ai nënvizoi se kur Evropa është e bashkuar, ajo është “vërtet e pathyeshme” dhe se duhet të jetë një forcë globale që përcakton të ardhmen, e jo një forcë që reagon me vonesë.
Lajmi kryesor:
Forumi i Davosit/ Zelensky akuzon Europën: E humbur dhe e përçarë! Nesër takim trepalësh midis SHBA, Rusisë dhe Ukrainës në Emiratet e Bashkuara Arabe










