Zelensky në Itali/ Takohet me kryeministren Meloni: Mbështetja ndaj Kievit interes kombëtar i yni

Me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Ambrosetti në Itali, presidenti Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim 40 minutësh me kryeministren Giorgia Meloni.

Kryeministria italiane njoftoi se në takimin mes dy udhëheqësve u diskutua për zhvillimet e fundit në teatër, nevojat e domosdoshme të Ukrainës përballë sulmeve ruse, por edhe ndihmat për dimrin e ardhshëm.

Po ashtu, raportohet se në takimin mes Zelenskyt dhe Melonit është diskutuar edhe rindërtimi i Ukrainës, temë e cila do diskutohet edhe në Konferencën e të Rimëkëmbjes së Ukrainës që do mbahet në Itali në vitin 2025.

Më vonë, kryeministrja italiane tha drejtpërdrejt se “konflikti nuk mund të zgjidhet duke braktisur Ukrainën në fatin e saj” dhe se “vendimi për të mbështetur Kievin është në përputhje me interesin kombëtar të Italisë”.

Teksa Zelensky përpiqet të shtojë mbështetjen e aleatëve, Rusia po shton sulmet në mbarë territorin ukrainas. Së fundmi, Kievi lajmëroi se ka arritur të rrëzojë 58 nga 67 dronë rusë të cilët ishin drejtuar në disa rajone të vendit.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar