
Presidenti i Ukrainës thotë se sulmet në qytetin lindor të Kharkiv janë terrorizëm shtetëror të kryer nga Rusia.
Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian me videokamera, Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin e Rusisë në qendër të Kharkiv një krim lufte dhe një veprim plotësisht të vetëdijshëm.
"Raketat, bombat dhe artilerit, duhet të ndalet menjëherë. Rusia duhet të shkatërrohet ekonomikisht. Ne duhet të tregojmë se njerëzimi është në gjendje të mbrojë veten," thotë ai.
Më herët ai postoi një fotografi ku shfaqej duke nënshkruar një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











