Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur vizitën në Romë dhe Vatikan.Vizita e Zelenskyt vjen pak kohë pasi Rusia kreu një sulm të madh me dron në Kiev dhe granatoi qytetet në qendër dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Po ashtu, vizita në Romë vjen në kohën e raportimeve se Ukraina ka bërë përparim në Bahmut, qytet në lindje të shtetit, ku luftimet e ashpra po vazhdojnë për muaj të tërë.
Në Romë, Zelensky do të takohet me presidentin italian, Sergio Mattarella, kryeministren Georgia Meloni dhe Papa Françeskun.
Papa Françesku muajin e kaluar u tha gazetarëve se Vatikani është i përfshirë në mision të paqes, me synim për t’i dhënë fund konfliktit që u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës.
Vizita e presidentit ukrainas në Romë vjen në ditën e njëjtë që Gjermania njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh. Kjo është paketa më e madhe që Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës, që kur ka nisur pushtimi.
Lajmi kryesor:
Zelensky në Berlin: Faleminderit për furnizimin me armatime! Scholz: Do iu mbështesim për aq kohë sa është e nevojshme! Bombardohen qytetet e Ukrainës
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42