Zelensky në samitin e Komunitetit Politik Evropian, frikë për armatimet dhe ndihmën për luftën! BE premton një paketë të re

Zelensky në samitin e Komunitetit Politik Evropian, frikë për armatimet dhe ndihmën për luftën! BE premton një paketë të re

Volodymyr Zelensky

GRANADA - Të gjithë janë duke buzëqeshur nën diellin e Granadës, përveç njërit: presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Kur ai mbërriti dje në mëngjes në Palazzo dei Congressi, ku u mbajt takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian, me 48 krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve evropiane (jo vetëm 27 të BE-së), Rusia ende nuk e kishte sulmuar fshatin e Hrozës, afër Kupiansk. Por, presidenti ukrainas tashmë kishte një fytyrë të tensionuar dhe fjalët e tij zbuluan një vështirësi që nuk i është dashur të përballet në të kaluarën: lodhjen e aleatëve ndaj luftës së nisur nga Rusia.

 “Shpresa jonë , angazhimi ynë këtu është ta mbajmë Evropën të bashkuar”, tha ai me të hyrë në samit.

Dhe në fjalimin e tij para liderëve Zelensky shprehu shqetësimin për të parë se "Evropa po ndjek stuhinë politike në rritje në Amerikë", ku për të shmangur paralizën administrative Kongresi miratoi një buxhet pa fonde për Kievin.

“Evropa nuk duhet të presë që stuhia të përfundojë, por të jetë së bashku me Amerikën për të mbrojtur vlerat dhe lirinë tonë të përbashkët”, tha Zelensky.

Dita ishte një listë e takimeve dypalëshe në të cilat presidenti ukrainas mori rikonfirmimin e mbështetjes nga Bashkimi Evropian.

“Nuk kemi të drejtë të jemi të lodhur”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën për shtyp.

Në takimin kokë më kokë me Zelensky, ai konfirmoi bashkëpunimin dypalësh në sektorin e mbrojtjes dhe vazhdimin e punës për zgjerimin e aftësive të sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi një sistem të ri të mbrojtjes ajrore. Dhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez  ai mori një angazhim për të furnizuar lëshuesit e raketave Hawk dhe më shumë gjeneratorë të energjisë. Zelensky diskutoi me kryeministren italiane Giorgia Meloni për paketën e ardhshme të ndihmës ushtarake të Italisë, duke përfshirë mënyrat për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Udhëheqësi i Kievit pati gjithashtu një takim kokë më kokë me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan për herë të parë, pas operacionit ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno Karabakh që çoi në eksodin e armenëve. BE-ja po përpiqet të ndërmjetësojë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, por presidenti i Azerbajxhanit Aliyev vendosi të mos marrë pjesë në samitin e Granadës dje, siç bëri presidenti turk Erdogan.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE-ja po "përgatiste një paketë të re shtesë të rëndësishme ndihme" .

Megjithatë, Unioni po shfaq të çara, duke filluar me Poloninë, e cila njoftoi pak ditë më parë se nuk do t'i japë më ndihmë ushtarake Kievit (por është në një fushatë zgjedhore). Dhe dje Viktor Orbán shkroi në X se “Brukseli po krijon një botë Orwelliane para syve tanë. Ata blejnë dhe furnizojnë armë përmes Fondit Evropian të Paqes. Ata duan të kontrollojnë median përmes Aktit për Lirinë e Medias. Ne nuk i luftuam komunistët që të përfundonin në 1984."

Ndjeshmëritë e ndryshme do të shfaqen gjithashtu sot, kur liderët e BE-së diskutojnë për zgjerimin, ashtu siç u shfaqën në rishikimin e buxhetit shumëvjeçar me Orbanin, i cili pengoi 50 miliardë për Kievin./Corriere della Sera, përshtati në shqip Shqiptarja.com

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/10/2023 08:08

    Ajo pune ka mbaruar o idiot por shpeto sa te mu desh jete njerezish dhe mos i dergo te vriten kot , largohu dhe lere ate vend qe te shkoje dikush tjeter qe mind te negocioje me Rusine se e shkaterrove fare vendin

    Përgjigju
    • O SHABA,: 06/10/2023 12:59

      Po pse e krruajti me ate lloj hasmi ky dhe i vriste ruset ne DONBAS ky drogaxhiu i korruptuar, dhe pastaj mburrej me pordhet e Amerikes? Tani qe po i mbarojne pordhet Amerikes dhe po e braktis sic e bene gjithmon USA (mos harroni Afganistanin,Sirin,Irakun,KOSOVEN...etj,etj..)te haje menderin e Rusit dhe boll se na lodhi... na ka futur krizen ekonomike per interesat e Amerikes dhe FAMILJES HUNTER BIDEN. Informohuni o Shaban se luftan nuk e filloj Rusi,por NATO qe i vajti te gardhi...cfare po mendonit ju se Rusi do linte te hynin brenda gardhit????

    • Shaban: 06/10/2023 08:53

      Cfare te negocuojne o pallosh? I ka vajt hasmi te shpia ska rruge tjeter vetem te luftoje e tw vdesi me nder.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara