Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se lufta në Lindjen e Mesme duhet të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa shtoi se Rusia po ndihmon me armatime Iranin.

“Ne pamë disa detaje nga një prej Shahed-ëve, i cili u shkatërrua në një nga vendet në Lindjen e Mesme. Ishin detaje ruse. Pra, ne e dimë se iranianët nuk e prodhuan atë.”

Udhëheqësi ukrainas foli gjithashtu për kontaktet e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë luftës aktuale rajonale. Zelensky tha se nuk ka folur ende drejtpërdrejt me Netanyahun që nga fillimi i konfliktit, megjithëse komunikimi midis dy palëve ka vazhduar përmes kanaleve zyrtare.

“Jo, nuk folëm. Ekipi izraelit është i lidhur me ne dhe tha: Po sikur të flisja me kryeministrin? Ekipi im tha: ‘Po, po, po, jemi gati’, tha Zelensky. I pyetur për mesazhin e tij drejtuar udhëheqësit izraelit, ai shtoi: “Ai ka atë që më duhet mua dhe unë kam atë që i duhet atij. Pra, jam gati për këtë dialog. Mendoj se është një dialog i rëndësishëm.”


Lajmi kryesor:

Lufta, Izraeli: Kemi vrarë shefin e Sigurisë së Iranit në operacion gjatë natës! Bombardohen Teherani e Bejruti, shpërthime në Dubai e Doha