
Në një pjesë të fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se njerëzimi nuk kishte më shpresë në OKB përsa i përket kërkimit të paqes dhe mbrojtjes së kufijve kombëtarë.
“Njerëzimi nuk ka më shpresë në Kombet e Bashkuara kur bëhet fjalë për kërkimin e paqes dhe mbrojtjen e kufijve kombëtarë”, tha Zelensky.
Sipas Zelensky "është e rëndësishme që problemet të trajtohen pa retorikë, por edhe "pa gjetur kompromise me vrasësit", sepse jetët duhet të mbrohen pa kompromis".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para ndërhyrjes së Lavrov: Putin të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë











