Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se negociatorët e Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë rënë dakord të takohen në gjysmën e parë të nëntorit në Abu Dhabi, në përpjekje për të çuar përpara negociatat për përfundimin e luftës. Zelensky shpreson që takimi në nivel teknik të pasohet nga një takim mes liderëve të tre vendeve.
“Plani është të takohemi në gjysmën e parë të nëntorit dhe natyrisht, sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai gjatë një lidhjeje me video sipas Reuters me institutin amerikan Hudson Institute.
Kreu i shtetit ukrainas bëri të ditur se kishte biseduar me të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, pas takimit të tyre me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të javës. Ai theksoi se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë garanci të forta sigurie për Ukrainën, si dhe financim për një periudhë 10-vjeçare për të mbajtur ushtrinë funksionale.
Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm të negociojë për një armëpushim të plotë, por edhe për marrëveshje më të kufizuara që mund të përfshijnë sektorin energjetik ose operacionet detare. Ai kërkoi gjithashtu përfshirjen e Europës në proces, ndërsa theksoi se çështja e territoreve mbetet një temë e ndjeshme që duhet trajtuar në nivelin e liderëve.
Zelensky kritikoi edhe lehtësimin e disa sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, duke argumentuar se presioni ekonomik duhet të vazhdojë për të frenuar luftën. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk kishte dhënë ende një koment zyrtar për takimin e planifikuar në Abu Dhabi.
-
Or i cmendur a mendon ti se Ruset nuk din per taktikat e juaja qe doni Armepushim kuse Moskes nuk i intereson nji armepushim por perfundimi i luftes simbas mareveshjes te Minskut2 te vitit 2015 kur ju zgjodhet rugen e perendimit per te vazhduar luften ,ti don nji armepushim vetem per te grumbulluar arme nga perendimi kurse paqa nuk te intereson fare pra derisa perendimi eshte i perfshire indirekt ne lufte nuk dote arihet asnji lloj paqe.
Përgjigju





Komente
Komento