Zelensky: Nuk do të negocioj me Putin, ai tani është tjetër njeri

Zelensky: Nuk do të negocioj me Putin, ai tani është tjetër njeri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u pyet nga një gazetar nëse ai do t'i bashkohej negociatave të ndërmjetësuara nga Turqia nëse presidenti rus Vladimir Putin vinte në tryezë dhe Zelensky u përgjigj se nuk do e pranonte diçka të tillë.

Erdogan e njeh pikëpamjen time. Ne e diskutuam këtë përpara luftës. Unë i thashë që ta vendoste Putinin në tryezën e negociatave. 'A mund ta bëjmë këtë, ju lutem? Ne duhet të shmangim një luftë në shkallë të plotë.' Por Erdogani nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Ai është i fuqishëm por nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Dhe tani ai mendon se është e mundur ? Tani ne nuk mundemi”, tha Zelensky të premten.

Zelensky shpjegoi pse nuk mund të flasë më me Putinin, duke thënë se ky i fundit nuk është më i njëjti njeri.

"Nuk është i njëjti njeri. Nuk kam askënd për të folur atje," tha ai.


Lajmi kryesor:

Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi