Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Volodymyr Zelensky

Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të rimarrë Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë në një intervistë për Le Parisien.

"Në fakt, këto territore tani janë të kontrolluara nga rusët. Ne nuk kemi forcë për t'i ripushtuar. Mund të llogarisim vetëm në presionin diplomatik të komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve",- tha udhëheqësi ukrainas.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm Serghei Ryabkov tha se Rusia është e gatshme të "shqyrtojë çdo propozim" nga SHBA të "servirur" nga Keith Kellogg, i dërguari i ardhshëm i Presidentit Donald Trump për Ukrainën, si dhe për një "kthim në të paktën njëfarë normaliteti në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit".

Ai shtoi se nuk kishte ende asnjë informacion mbi iniciativat e Kellogg.

Agjencia mediatike Bloomberg pretendon se se Kellogg planifikon të udhëtojë në Kiev muajin e ardhshëm dhe është i hapur për mundësinë e takimeve në Moskë, nëse ftohet.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025