Zelensky: Ofensiva e re ruse tashmë ka filluar

Zelensky: Ofensiva e re ruse tashmë ka filluar

1676495539_kjhgfsda.JPG

Sulmet ruse tashmë po ndodhin nga drejtime të ndryshme. Vlodymir Zelensky tha për BBC , duke nënvizuar se ofensiva e planifikuar ruse tashmë ka filluar. Zelensky shtoi se ai beson se forcat ukrainase mund të vazhdojnë t'i rezistojnë përparimit të Rusisë derisa të jenë në gjendje të nisin një kundërofensivë, edhe pse ai përsëriti thirrjet e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi. 

"Sigurisht, armët moderne përshpejtojnë paqen. Armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton," shtoi ai në një intervistë me korrespondentin veteran të luftës John Simpson .

Një shpërthim tronditi bazën ushtarake ruse Armiansk në pjesn veriore të Krimesë.

 “Ne jemi informuar për një shpërthim në një nga njësitë ushtarake ruse në Armiansk”, thuhet në postimin zyrtar, ku nënvizohet se zhurma e prodhuar sigurisht nuk është ajo e zjarrit kundërajror. 

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky përjashton dhënien e territoreve Rusisë në shkëmbim të paqes! Moska dhe Kievi shkëmben 202 të burgosur


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës