1765899393_1755515883zelensky.JPG

Volodymyr Zelensky ka deklaruar, duke folur me gazetarët gjatë nisjes nga Berlini, se propozimet e negociuara me SHBA për një marrëveshje paqeje mund të përmbyllen brenda pak ditësh, pas së cilës të dërguarit amerikanë do t’ia paraqesin ato Kremlinit. Udhëheqësi ukrainas ka theksuar se Kongresi amerikan duhet të votojë për garancitë e sigurisë dhe pret që një sërë dokumentesh përfundimtare të përgatiten tani afër. Më pas, sipas tij, SHBA-ja duhet të zhvillojë konsultime me rusët, të ndjekura nga takime në nivel të lartë që mund të mbahen që këtë fundjavë. Të hënën, delegacioni amerikan, njoftoi se bisedimet me delegacionin ukrainas do të vijojnë sërish në fundjavë në Miami, ku tashmë janë zhvilluar dy herë diskutime mbi plan-propzimin për paqe në Ukrainë.

 

 


Lajmi kryesor:

Samiti i Berlinit/ Oferta e SHBA-së për Kievin: Garanci të ngjashme me ato të NATO-s dhe forcë shumëkombëshe evropiane! Zelensky: Nuk do njohim Donbasin si territor rus