Volodymyr Zelensky beson se Moska mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar për shkak të statusit të saj si fuqi bërthamore. Deklaratat i bëri gjatë një video konference para grupit Chatham House, ku u shpreh se Rusia është një fuqi bërthamore që po e përdor fuqinë e tyre “edhe pa i përdorur”.
"Ata nuk besojnë se mund të mbahen përgjegjës për krimet e luftës, sepse ata kanë fuqinë e një shteti bërthamor”, u shpreh Zelensky.
“Kjo nuk është një ngjarje ushtarake por torturë me urinë", u shpreh Zelensky duke ju referuar ngjarjeve në Mariupol, një nga qytetet më të prekura nga bombardimet ruse e ku ofensiva e ushtrisë ruse sa vjen dhe intensifikohet.
"Do të ketë një gjykatë ushtarake për vrasjen, vdekjen, torturën. Por pse kjo mizori? Ky është aparati i informacionit që e zhvilloi këtë urrejtje dhe e ndezi atë në një masë të tillë përpara luftës së plotë”, tha Zelensky referuar propagandës së Kremlinit.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Gati për paqe me Rusinë, heqim dorë nga Krimea! BE: Sanksionet për Moskën shtyhen









