Zelensky: Rusia mund të ndalet! Kievi ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Zelensky: Rusia mund të ndalet! Kievi ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi së fundmi se Rusia mund të ndalet, por Kievi ka shumë nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Duke folur pas takimit që pati me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda, në Vilnius, Zelensky theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes së vendit të tij, raporton Sky News.

“Ne kemi vërtetuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur. Na mungojnë shumë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore”, tha Zelensky.

Zelensky pranoi këtë të mërkurë se rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore ishin të ulëta në vendet që mund t’i siguronin ato.

“Depot janë bosh dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore", tha Zelensky.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH! Kuvendi s’e zgjodhi për mandat të plotë

E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH! Kuvendi s’e zgjodhi për mandat të plotë