Zelensky: Rusia po i paguan dronët iranianë me ofrim të ndihmës për programin bërthamor të Iranit

Zelensky: Rusia po i paguan dronët iranianë me ofrim të ndihmës për programin bërthamor të Iranit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se beson që Rusia mund të jetë duke paguar dronët iranianë, me ofrim të ndihmës për programin bërthamor të Iranit. Duke iu adresuar një konference të organizuar nga e përditshmja izraelite, Haaretz, Zelensky ka përsëritur kërkesën e tij ndaj Izraelit për pajisje për mbrojtje raketore, "Kupola e Hekurt".

“Ushtria ukrainase është duke mposhtur rusët në fushëbetejë, mirëpo fatkeqësisht, ne nuk kemi Kupolat tona të Hekurta. Ne ende nuk kemi një sistem raketor efektiv e modern që do të siguronte hapësirën tonë ajrore”, ka thënë ai.

“Pasi i kanë mbaruar raketat e veta, Rusia është duke kërkuar armë nga shtetet tjera”, ka thënë Zelensky.

“I ka gjetur në Iran. Kam një pyetje për ju: Si e paguan Rusia Iranin, sipas mendimit tuaj? A është Irani i interesuar në para? Me siguri që jo, por në ndihmën ruse për programin bërthamor të Iranit”, ka thënë ai.

Moska dhe Teherani kanë hedhur poshtë zërat për marrëveshje për armët, mirëpo ka të dhëna që qindra dronë, që Rusia ka nisur mbi Ukrainë, janë të prodhuar apo dizajnuar nga Irani.

Zelensky ka thënë se iranianët janë duke i trajnuar rusët si të përdorin dronët. Prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, Izraeli ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, mirëpo jo edhe pajisje ushtarake, meqë shqetësohet se mund të dëmtojë lidhjet me Rusinë. REL


Lajmi kryesor:

‘Duhet të digjen fëmijët ukrainas’, pezullohet nga puna spikeri i 'Russia Today'! SHBA: Ne nuk hyjmë në luftë me Putin


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim