Zelensky: Rusia synon ta kthejë Donbasin në Mariupol

Zelensky: Rusia synon ta kthejë Donbasin në Mariupol

Presidenti i Ukrainës Zelenskiy beson se forcat ruse po përpiqen të shkatërrojnë qytete në rajonin lindor të Donbasit në të njëjtën mënyrë që bënë në Mariupol.

“Në Donbas ka sulme masive ajrore dhe artilerie. Qëllimi i pushtuesve në këtë drejtim mbetet i njëjtë, ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi.

Lysychansk, Slovyansk, Kramatorsk,ata synojnë të kthejnë çdo qytet në Mariupol. Plotësisht i rrënuar”, tha Zelenksy.

Zelenskiy gjithashtu bëri thirrje për barazi në fushën e betejës në lutjen për më shumë armë të rënda.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht theksojmë përshpejtimin e furnizimit me armë në Ukrainë. Barazia është e nevojshme në fushën e betejës sa më shpejt të jetë e mundur për të ndaluar këtë armadë djallëzore dhe për ta zhvendosur atë përtej kufijve të Ukrainës”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ukrainës dhe Moldavisë u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE! Zelensky: Moment historik


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore