1761299335_volodymyrzelensky.webp

Sanksionet e reja ndaj kompanive të naftës Lukoil dhe Rosneft të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të bëjnë një ndryshim kundër Rusisë, por Ukraina ende ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar Presidentin Vladimir Putin të ulet në tryezën e paqes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e bëri këtë deklaratë për median amerikane Axios. 

"Sanksionet janë një nga armët, por edhe raketat me rreze të gjatë veprimi janë të nevojshme. Presidenti Trump ka frikë nga përshkallëzimi, por nëse nuk ka negociata, përshkallëzimi do të ndodhë gjithsesi. Nëse Putini nuk ndalet, duhet të kemi diçka për ta ndaluar atë", deklaroi ai gjatë një interviste telefonike.

Komentet e Zelensky vijnë pas dy javësh aktiviteti të shtuar diplomatik. Trump ka refuzuar dhënien e raketave Tomahawk. Megjithatë, në ditët në vijim, presidenti i SHBA-së vendosi të anulojë një samit me Putinin në Budapest dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë.


Lajmi kryesor:

Ukraina/ Trump: Putin t'i japë fund luftës, jo të testojë raketa! Zelensky: Sanksionet ndaj Moskës s'mjaftojnë, kemi nevojë për Tomahawk