Zelensky: Ukraina do t'i rezistojë provës, po planifikohet referendum nga Rusia

Zelensky: Ukraina do t'i rezistojë provës, po planifikohet referendum nga Rusia

Presidenti ukrainas teksa ka publikuar një fjalim të ri, ka shpallur edhe një numër dekoratash ushtarake për ushtarët ukrainas, shumica prej të cilëve kanë humbur jetën. Ai komentoi gjithashtu situatën në Kherson, një qytet ukrainas nën kontrollin rus. Autoritetet lokale kanë thënë se një referendum po planifikohet nga Rusia me synimin për ta bërë rajonin një republikë separatiste të ngjashme me disa pjesë të tjera të Ukrainës lindore, si Donetsku dhe Luhanska.

"Pushtuesit në rajonin e Khersonit po përpiqen të përsërisin përvojën famëkeqe të formimit të pseudo-republikave. U zhvillua një mbledhje urgjente e Këshillit të Qarkut Kherson. 44 deputetë vendosën që rajoni Kherson është e Ukrainës dhe asnjë pseudo-republikë nuk ka vend atje. Ukraina do t'i rezistojë provës", shprehet Zelensky.

Fjalimi i plotë është në faqen zyrtare presidenciale të Ukrainës.
 


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë