Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë. Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Kiev, së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.
“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve. Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, tha Zelensky
Në fund të prillit, trupat ukrainase u tërhoqën nga tri fshatra lindore dhe udhëheqësit ushtarakë thanë se situata në front është përkeqësuar.
Vendimi i SHBA-së, muajin e kaluar, për të miratuar një ligj për ndihma ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej mbi 60 miliardë dollarësh, u mirëprit nga Kievi.
Megjithatë, shumë njësi ushtarake raportohet se nuk kanë marrë ende armë të reja. Zelensky tha se rritja e prodhimit vendas të dronëve dhe predhave të artilerisë, e ka ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër sulmeve të vazhdueshme ruse. Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Komente











Ky idioti mendon se bota do prodhoje vetem arme per kete gjithmone , ik qerohu te gjendet ndonje zgjidhje diplomatike e konfliktit sepse ti i more ne qafe ukrainasit
Përgjigju