Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vetëm presidenti i SHBA Donald Trump ka fuqinë për të ndaluar luftën.
"Që nga fillimi i këtij viti, ne në Ukrainë kemi mbështetur çdo hap vendimtar" drejt arritjes së paqes dhe kemi mbështetur udhëheqjen e Presidentit të SHBA-së dhe çdo propozim të fortë dhe të drejtë që synon t'i japë fund kësaj lufte, dhe vetëm Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara kanë fuqi të mjaftueshme për t'i dhënë fund kësaj lufte', tha ai.
Zelensky shkroi gjithashtu se ishte "mirënjohës ndaj Presidentit Erdogan për vizitën e sotme dhe për bisedën tonë" dhe se ai "e vlerëson shumë përfshirjen e Turqisë në punën diplomatike dhe të gjitha përpjekjet e saj". Me Erdoganin, "diskutuam në detaje mënyra konkrete për t'i dhënë fund luftës në një mënyrë të besueshme dhe dinjitoze".
Presidenti turk "propozoi formate për bisedë, të cilat unë i mbështeta, dhe është e rëndësishme për ne që Turqia të jetë gati të ofrojë platformën e nevojshme", shtoi Zelensky, duke thënë se ishte "gati të punojë në çdo format tjetër kuptimplotë që mund të çojë në rezultate".
Por "faktori më i rëndësishëm në ndalimin e gjakderdhjes dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme është që ne të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët dhe që lidershipi amerikan të mbetet efektiv, i fortë dhe të na afrojë më shumë drejt një paqeje që zgjat dhe siguron sigurinë e njerëzve", përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Trump-Putinit: Më lejo të zgjidh luftën tënde të mallkuar! Rusia sulm masiv me raketa në Ukrainë, 32 të plagosur










