Zelensky, vijon t’i kundërvihet Rusisë, i kërkon SHBA-ve të vendosin sanksione projektit Nord Stream 2

Zelensky, vijon t’i kundërvihet Rusisë, i kërkon SHBA-ve të vendosin sanksione projektit Nord Stream 2

Projekti ruso- gjerman (dhe evropian) 'Nord Stream 2'

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon të jetë ‘i prerë’ në qëndrimin e tij kundër rusëve. Në një deklaratë u ka bërë thirrje senatorëve amerikanë që të vendosin sanksione ndaj projektit të përbashkët ruso-evropian, gazsjellësi Nord Stream 2.

“Ukraina u kërkon të gjithë miqve të saj në Senatin amerikan të mbështesin ligjin për të mbrojtur sigurinë energjetike të Evropës”, ​​tha Zelensky.

Presidenti falënderoi më tej autorin e projektligjit, senatorin Ted Cruz dhe udhëheqësin e shumicës Chuck Schumer që ranë dakord për ta votuar projektligjin që parashikon sanksionet ndaj projektit të përbashkët.

Votimi thuhet se do të bëhet më 14 janar, megjithatë, sipas Politico, shanset që Senati ta kalojë atë janë të pakta.  Burimet e Politico thanë se demokratët, të cilët e kishin mbështetur më parë idenë, sinjalizuan një ndryshim në qëndrimin e tyre në fillim të kësaj jave, që do të thotë se legjislacioni mund të mos mbledhë vota të mjaftueshme.

Projekti që rezonon me dëshirat e gjermanëve i cilësuar si ‘arma’ e Putinit për të manipuluar Evropën

Ukraina, SHBA-të dhe disa vende të Evropës akuzojnë Rusinë se po e përdor krizën e gazit si ‘armë’ për të manipuluar me çmimet si dhe në shtrirje influence. Pavarësisht se këto pretendime janë kundërshtuar gjithnjë nga Moska, sërish perëndimi ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Si rrjedhojë, Ukraina, e mbështëtur nga Perëndimi e më së shumti nga influenca e SHBA-ve jo vetëm që i është kundërvënë Rusisë (historikisht aleate e saj, së paku nga pjësa lindore) po edhe i ka kërkuar SHBA-ve të miratorjnë projektligjin e sanksioneve ndaj këtij projekti.

A është e gatshme SHBA dhe Evropa të vendosë sanksione nga burimi i vetëm momental i gazit në momentin po përballet me një krizë?

Gatishmëria për të vendosur sanksione edhe në momente krize nuk mungon, sidomos nga një superfuqi si SHBA. Problematika më e madhe nuk është sesi do të përballet Evropa pas sanksioneve apo frika sesi Putini do e mirëpresë këtë lëvizje (mes kërcënimeve për të hapur zjarr në Ukrainë) por sesi do e presë Gjermania, aleatja strategjike e projektit Nord Stream 2 e Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i SPD (Partisë Socialdemokrate) dhe deputeti i Bundestagut Kevin Kühnert deklaroi se të gjitha shqetësimet janë marrë në konsideratë në lidhje me ndërtimin dhe nisjen e Nord Stream 2.

Kühnert shtoi më tej se gazsjellësi rezonon me dëshirat e qytetarëve gjermanë, 60% e të cilëve mbështesin nisjen e Nord Stream 2 , sipas një sondazhi të ri nga transmetuesi ARD .

Nord Stream 2 është në gjendje të pompojë deri në 55 miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia në Evropë në vit. Ndërtimi i tij përfundoi në shtator 2021, por nisja e gazsjellësit ende nuk është miratuar nga qeveria gjermane dhe rregullatorët. Ministri i Jashtëm gjerman dhe kreu i koalicionit aleat të SPD-së. Partia e Gjelbër, Annalena Baerbock tha se tubacioni nuk përmbush kërkesat e ligjeve të BE-së për energjinë dhe ende nuk mund të certifikohet për funksionim. Partia e saj më herët kundërshtoi nisjen e Nord Stream 2.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:01
Zyrtari gjerman i SPD-së mbron politikën pro-Nord Stream 2: Projekti Gazprom i ndryshëm nga polemikat territoriale Rusi-Ukrainë

Tubacioni Nord Stream 2 për të sjellë gazin rus në Gjermani nuk duhet të ngatërrohet me mosmarrëveshjet politike dhe të të drejtave të njeriut me Moskën, tha një zyrtar i lartë nga Partia Social Demokrate (SPD) që drejton koalicionin e qeverisë gjermane. Tubacioni u përfundua në shtator, por po pret miratimin nga rregullatorët gjermanë dhe të Bashkimit Evropian dhe disa politikanë - në Gjermani dhe jashtë saj - kanë thënë se duhet të bllokohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve politike me Rusinë raportoi Reuters.

"Nord Stream 2 është, si të thuash, pothuajse i lidhur me rrjetin, me vetëm mungesën e lejeve ligjore që pengojnë fillimin përfundimtar të operacioneve," tha në një intervistë sekretari i përgjithshëm i SPD, Kevin Kuehnert.

"Në një fazë, duhet të ketë paqe politike dhe juridike në një diskutim të tillë," shtoi ai.

Kuehnert tha se projekti, i udhëhequr nga Gazprom i Rusisë, nuk duhet të ngatërrohet me përgjigjet ndaj polemikave territoriale të Rusisë me Ukrainën dhe çështjet e të drejtave të njeriut, ku Berlini kishte qëndrime të qarta dhe strategji diplomatike.

Mbështetja e SPD për gazsjellësin nën Detin Baltik, një irritues gjeopolitik për Shtetet e Bashkuara dhe vendet përfshirë Ukrainën dhe Poloninë, është në kontrast me pozicionin e partnerit të saj të vogël të koalicionit të Gjelbërve, por pasqyron qëndrimin e Kristian Demokratëve të ish-kancelares Angela Merkel (CDU).

Merkel e shpalli tubacionin një projekt tregtar, një linjë që u krye nga kancelari i SPD, Olaf Scholz. Në një grindje tjetër në të Gjelbërit mbi përkufizimet e BE-së për energjinë - të cilat e kanë klasifikuar energjinë bërthamore dhe gazin si miqësore me klimën - Kuehnert tha se përpjekja për të hedhur poshtë propozimet e Brukselit ishte "utopike", duke pasur parasysh kundërshtimin e Gjermanisë ndaj bërthamës, e vendosi atë në një pozitë pakicë. BE-ja është gjithashtu në favor të përdorimit të gazit si një teknologji lidhëse në kushte të caktuara derisa burimet e rinovueshme dhe hidrogjeni i pastër të mund ta zëvendësojnë atë. Kuehnert tha se shumica e grupeve mjedisore e pranuan këtë arsyetim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja