Rusia kërkon që Ukraina të mos futet në NATO e BE, Zelensky: Çdo ndryshim në Kushtetutë do të hidhet në referendum

 

"Çdo ndryshim në Kushtetutë për garancitë e sigurisë për Ukrainën do të hidhet në referendum", kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për mediat. Sipas tij, ky është një vendi me rëndësi historike, e për pasojë, vendimi duhet të merret nga të gjithë bashkë.

"Ky është një proces i gjatë që do të vendoset nga Parlamenti dhe populli ukrainas . U shpjegova negociatorëve tanë në bisedime se kur bëhet fjalë për ndryshime dhe këto mund të jenë me rëndësi historike, nuk ka rrugë tjetër veçse të mbaj një referendum”, tha Zelensky.

Një nga kushtet që kërkon Moska është ndryshimi i Kushtetutës duke përcaktuar se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve