Qindra mijëra vetë kanë nënshkruar një peticion kundër gjigantit të kërkimit Google për të rivendosur Palestinën në shërbimin e tij të hartave, Google maps.
Peticioni vjen disa ditë pasi Google maps ndryshoi konfigurimin e hartës për të gjithë rajonin, çka ka bërë që emri i Palestinës nuk figuron më por gjithë territori i saj shfaqet me vijë të ndërprerë nën shtetin e Izraelit.
Një deklaratë e Forumit të Gazetarëve Palestinez që inicioi fushatën online kundër Google thotë se e gjithë kjo është një përpjekje e Izraelit për të zhdukur Palestinën nga harta globale një herë e përgjithmonë.
Ata e quajtën këtë një tentativë të dështuar për të falsifikuar historinë dhe gjeografinë. Mbi 150 mijë vetë kanë nënshkruar deri më tani peticionin online të titulluar “Google: Rivendose Palestinën në hartat e tua” duke e akuzuar gjigandin e kërkimit se po bëhet bashkëpunëtor, me apo padashje me fushatën e spastrimit etnik të qeverisë izraelite.
Peticioni i iniciuar nga Zak Martin kujton se Palestina gëzon statusin e shtetit vëzhgues në OKB, duke shtuar se ky veprim është një ofendim i rëndë për të gjithë palestinezët. Forumit i Gazetarëve Palestinez deklaron se ndryshimi i Google i bërë në 25 korrik është në kundërshtim me të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare ndërsa i mohon palestinezëve të drejtën e një atdheu.
Zemërimi ka shkaktuar një lëvizje në rrjetet sociale veçanërisht në twitter me hashtaget #BoycottGoogle (Bojkotoni Google) dhe Palestina është këtu, ku njerëzit shprehin zemërimin e tyre ndaj Google për njëanshmëri në konfliktin izraelito-palestinez.
Disa madje kanë kërcënuar se do të kalojnë në mjete të tjera kërkimi dhe do të pushojnë së përdoruri shërbimet e Google nëse gjigandi amerikan nuk rikthen Palestinën në hartë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO