Një nga figurat kryesore të Rusisë i quajtur "Truri i Putinit" ka bërë thirrje për rrëzimin e Presidentit Vladimir Putin dhe ka lënë të kuptohet se ai madje duhet të vritet pas disfatës poshtëruese të Moskës në Kherson. Ultra-nacionalisti  Aleksandër Dugin është bërë i pari figurë ruse që thyen heshtjen mbi "neverinë në rritje në Rusi ndaj pushtimit të dështuar të Putinit në Ukrainë".

Strategu fashist 60-vjeçar mendohet të jetë pjesë e elitës së Moskës që kërkon që Putini të përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe e sheh tërheqjen nga Kherson si një goditje masive për krenarinë ruse.

Menjëherë pasi ai postoi revoltën e tij në Telegram, i zemëruar për tërheqjen nga Kherson dhe frikën e shumë rusë të vrarë atje, kritika e tij kundër Putinit u hoq.

“Mirror” raporton mesazhin e nënkuptuar të filozofit flokëgjatë dhe “skifterin” e pushtimit të Ukrainës, duke cituar një histori nga “Dega e Artë” nga James Frazer, në të cilën tregohet se si vritet një mbret.

Në historinë e trilluar, mbreti u vra sepse nuk arriti të sillte shi gjatë një thatësire dhe i ishte çarë barku.

"Ne i japim sundimtarit plotësinë absolute të pushtetit dhe ai na shpëton të gjithëve, njerëzit, shtetin, njerëzit, qytetarët, në një moment kritik. Nëse për këtë ai e rrethon veten me s*** ose pështyn drejtësinë sociale, kjo është e pakëndshme, por vetëm nëse shpëton.

"Pastaj - fati i "mbretit të shirave", shkruante Dugin.

Dugin, duke folur për situatën në Ukrainë, shkroi se çdo "rus i vërtetë" tani duhet të pikëllohet dhe "të shtrëngojë dhëmbët nga dhimbja" për shkak të situatës aktuale. Ai vazhdoi të shpjegoi se Rusia "e ka dorëzuar Kherson" dhe se nëse civilët nuk janë të mërzitur për Khersonin "ata nuk janë rusë".

Më shqetësuese është se Dugin, së bashku me ultra-nacionalistë të tjerë është i mërzitur për dështimet e Rusisë në Ukrainë dhe jo për mizoritë e Rusisë. Ky Reagim i Dugin vjen ndërsa një përçarje në rritje po zhvillohet midis figurave ushtarake që fajësojnë Putinin për pushtimin e dështuar, e civilë të mërzitur për numrin e vdekjeve të trupave ruse.

Dugin ishte një nga përkrahësit kryesorë të pushtimit të Ukrainës, duke kërkuar zgjerimin e territorit rus në Krime, pastaj në pjesën tjetër të Ukrainës dhe më gjerë në shtetet baltike.