Vipat shqiptarë e botërorë solidarizohen për tragjedinë në Shqipëri

Vipat shqiptarë e botërorë solidarizohen për tragjedinë në Shqipëri

Foto nga pasojat e tërmeteve

Tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë e vogël nuk ‘zgjodhën’ njerëzit që do të merrnin me vete, mes viktimave kishte foshnja, fëmijë, të rritur dhe të moshuar.

Çdo person që dha jetën në ato rrënoja kishte një histori të vetën që u la përgjysmë për të mos vazhduar më kurrë.

Kjo ngjarje e rëndë me dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur ka solidarizuar banorë të thjeshtë dhe persona të famshëm në të gjithë botën, të cilët nuk do të donin të ishin në vendin e qytetarëve shqiptarë që u prekën nga tërmeti.

Vipat që u solidarizuan nga kjo situatë, postuan në profilet e tyre personale, ku më e përdorura ishte shprehja “Pray for Albania”.

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka reaguar këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Ajo ka postuar në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin:”Lutuni për Shqipërinë. Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti.”

Gjithashtu i ka bërë thirrje miqve të saj që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.

Këngëtarja ka shfaqur mbështetjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e mëngjesit me pasojë vdekjen e dhjetëra personave e plagosjen e qindrave të tjerëve.

Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë do e kalojnë natën nëpër çadra.

Postimi i Ritës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Cilët vipa shqiptarë kanë hapur dyert e shtëpisë për të prekurit nga tërmeti...

Pas tërmeteve tronditëse në Shqipëri shumë artistë të estradës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të pritur njerëz në shtëpitë e tyre.

Një ndër të parët që ka ofruar këtë ndihmë është reperi Genc Prelvukaj i cili ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi.

“Ju njerëz të mirë në Shqipëri. Nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”, ka shkruar ndër të tjera Genci.

Postimi i Gencit

Edhe aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim për deri në 10 persona në Kosovë deri të qetësohet situata në Shqipëri.

“Deri ne 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje me shkruani ne mesazh”, ka shkruar Spahiu.

Postimi i Fatmir

Ndërkohë, reperi Capital T ka postuar një numër telefoni në Instagram për të gjithë ato familje që kanë nevojë për ndihmën e tij.

Postimi i Capital T
Ora 20:47
Tërmeti në Shqipëri, Bes Kallaku anullon premierën e filmit në Prishtinë

Ditën e nesërme aktori I humorit Bes Kallaku kishte planifikuar të mbante premierën e filmit të tij “Falco”, por ngjarja e tërmetit ka bërë që ai ta shtyjë.

Përmes një postimi në profilin e tij, ai ka lajmëruar të gjithë fansat që mezi e kanë pritur ditën e nesërme.

Të dashur miq. Ju bashkëkombas të Kosovës, Shqipërisë së përtej Drinit. Për shkak të situatës së rënduar nga tërmetet edhe në dhimbje për jetët e humbura, nuk ma bën zemra që nesër të mbaj premierën e filmit “Falco” në Prishtinë, ashtu sic ishte caktuar.

Zoti ju rujt. Ju falenderoj përzemërsisht edhe për mobilizimin tuaj dhe ndihmën që po ofroni vëllezër!”, ka shkruar Besi në profilin e tij.

Postimi i Besit
Ora 20:30
Make-up artisti shqiptar Mario ofron ndihma financiare për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Make-up artisti i njohur me origjinë shqiptare që punon më familjen Kardashian, Mario Dedivanovic është prekur nga kjo ngjarje e rëndë për popullin shqiptar.

Ai ka treguar përmes një postimi në profilin e tij, mbështetje morale dhe financiare për familjet e prekura nga tërmeti.

“U zgjova nga ky lajm i trishtuar për tërmetin në Shqipëri. Lutjet nuk janë të mjaftueshme. Unë po përpiqem të gjej një organizatë që mund të dhurojmë për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.

Ju lutem më njoftoni në komente nëse ka diçka të vendosur për të ndihmuar pasi nuk mund ta gjej një të drejtë tani. Faleminderit”, ka shkuar ai krahas fotos.

Gjithashtu ai ka postuar edhe një foto që është bërë virale ku përfshin mbështetjen e forcave speciale të Kosovës.

Fotoja tregon momentin e luftës së Kosovës në vitin 1999, ku vendi ynë hapi dyert për shumë familje kosovare dhe në foton bashkangjitur është pamja e autokolonës kosovare nisur drejt Shqipërisë.

“E mira nuk harrohet kurrë. Shqipëri, ata të cilët t’i i strehove, sot po të kërkojnë ndihmë. Po lutemi për ty Shqipëri”, shkruhet në foto.

Postimi i Marios
Ora 20:18
Këngëtaret Elvana Gjata dhe Elhaida Dani shprehen emocionalisht pranë shqiptarëve të prekur nga tërmeti

Si shumë vipa shqiptarë edhe këngëtarja Elvana Gjata ka shprehur solidarizimin e saj për tërmetin që goditi vendin tonë mëngjesin e sotëm.

Krahas fotos së flamurit me shqiponjën dyjrenare ajo ka shkruar: “Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës”.

Ajo ka theksuar se më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe ta ndihmojnë njeri-tjetrin.  

Postimi i Elvanës

Këngëtarja shqiptare që jeton në Itali, Elhaida Dani ka shprehur se është afër me mendje dhe zemër tek personat që kanë humbur të afërmit e tyre.

“Zoti na ndihmoftë! Jam me mëndje dhe me zemër me të gjithë personat që kanë humbur të afërmit në këtë tërmet”, është shprehur Elhaida.

Postimi i Elhaidës
Ora 20:09
Bleona Qereti reagon pas tërmetit: Vetëm në këto momente vështrojmë atë që ka vërtetë rëndësi në jetë

1574794518_tragjedia.jpg

Bleona Qereti ka reflektuar mbi jetën dhe gjërat më me rëndësi pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.

Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Shqipërinë, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Durrësit.

Reagimet kanë qenë të shumta e këtu nuk ka munguar edhe ai i këngëtares Bleona Qereti.

“Zoti na rujt. Ne dore te tij, kujtoni Zotin se sa te vegjel jemi. Uroj te jeni mirë”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ajo dhe familja e saj janë të sigurt dhe janë mirë.

I lutem Zotit që të gjithë njerëzit e mi të jenë të sigurt. Nëna, babai im dhe unë jemi mirë, vetëm në momente si kjo ne bëjmë një vështrim mbi atë që me të vërtetë ka rëndësi në këtë jetë. Shpresoj që ju dhe të dashurit tuaj janë mirë”, ka përfunduar Bleona.

Kryesisht në momente fatkeqësie njeriu reflekton mbi jetën dhe ankohet shumë më pak dhe i jep rëndësi më shumë gjërave që ka.

Postimi i Bleonës
Ora 19:48
Motrat Istrefi solidarizohen me ngjarjen tronditëse, Era poston videon nga tërmeti në shtëpinë e saj

1574795222_termeti.jpg

Një prej të famshmeve shqiptare që është solidarizuar është këngëtarja Nora Istrefi, e cila mbështet gjithë shqiptarët e prekur nga tërmetet.

Nora ka publikuar në profilin e saj disa foto nga Durrësi dhe Thumana, dy prej vëndeve më të prekur nga tërmeti.

Krahas fotove ajo ka shkruar: “Lutem për ju populli im”.

Postimi i Norës

Motra e saj, Era ka treguar në profilin e saj se e kshte ndjerë goxha tërmetin.

Ajo publikoi një video, në të cilën shikohen lëvizjet e objekteve në shtëpi nën lëkundjet e tërmetit.

Lëkundjet e tërmetit tragjik në Shqipëri janë ndjerë edhe në Kosovë.

Krahas videos ajo ka shkruar “E kom ndje edhe un tërmetin dje…jom tute dhe jom lute! Ama nuk e kom prite qe po zgjohna me lajme kaq te tmerrshme... Vazhdojm t’lutemi dhe t’jemi t’mire me njeri’tjetrin”, ka shkruar Era.

Përmes postimit ajo është shprehur shumë e shqetësuar për gjendjen e kombit të saj.

Postimi i Erës
Ora 19:39
Almeda Abazi dhe aktori turk solidarizohen me tragjedinë e popullit shqiptar

Aktori turk, Tolgahan Sayışman i njohur nga shqiptarët si ”Çënari” gjithashtu edhe bashkëshorti i Almeda Abazit  ka përkrahur shqiptarët për fatkeqësinë natyrore që ka ndodhur sot në oret e para të mëngjesit në Shqipëri.

“Me ty Shqipëri” shkruan në fotografinë që ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Postimi i Tolgahan

Kurse Almeda,  modelja shqiptare i ka përkrahur banorët e Shqipërisë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke i pyetur se si janë.

Kujtojmë që të dy janë personazhe të dashur për popullin shqiptar, sidomos kur Tolgahan u martua me bukuroshen shqiptare dhe vizitoi Kosovën disa muaj më parë.

Postimi i Almedës
Ora 19:37
'E shkatërruar nga lajmet...', Dua Lipa sensibilizohet nga tërmetet që prekën Shqipërinë

1574792111_shtepiuraedajlanit.jpg

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, përveç Rita Orës ka reaguar edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ajo ka postuar në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin:“E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. Ju dërgoj gjithë dashurinë time në këtë kohë vështirë”.

Këngëtarja është shfaqur shumë e prekur nga kjo ngjarje e rëndë për popullin shqiptar, ku deri tani kanë ndërruar jetë 20 persona dhe mbi 600 janë lënduar.

Qytetet më të prekura nga tërmetet janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë do e kalojnë nëpër çadra natën.

Këta janë ndër tërmetet më të forta ndër vite në vendin tonë, me pasojë shkatërrimin e ndërtesave dhe vdekjen e personave.

Postimi i Duas
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni