Zeqo i KESH: VKM për
borxhin e CEZ ka dështua

Zeqo i KESH: VKM për <br />borxhin e CEZ ka dështua
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe marrëveshja e miratuar prej tij për shlyerjet e ndërsjella të borxheve midis kompanive dhe institucioneve në sektorin e energjisë elektrike ka dështuar. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai thekson se detyrimi që ka tani CEZ Shpërndarje ndaj KESH-it llogaritet në 10 miliardë lekë.

Zoti drejtor, a ja ka arritur qëllimit marrëveshja e miratuar me VKM e 29 shkurtit të këtij viti për shlyerjen e detyrimeve?
Vendimi i qeverisë përcaktonte një afat prej dy javësh, që nga data 29 shkurt 2012, për CEZ-in, që ky të arkëtonte 4 miliardë lekë në favor të KESH-it. VKM përcaktonte qartë, citoj, "kjo marrëveshje bëhet efektive me pagesën nga CEZ Shpërndarje sh.a. të shumës prej 4 miliardë lekë, pagesë e cila do të ndodhë jo më vonë se dy javë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave".

Dhe pagesa nuk është kryer?
Jo, nuk është kryer. Për këtë them se marrëveshja e ka humbur efektivitetin e vet, ashtu si është përcaktuar në VKM.

Vetëm 4 miliardë lekë ju detyrohet CEZ?
Detyrimi i kompanisë së shpërndarjes ndaj Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare aktualisht ka arritur në shifrën 10 miliardë lekë.

A ju krijon probleme likuiditeti një mungesë prej 100 milionë dollarësh në arkë? Për më tepër, keni edhe detyrime, kredi, garanci, për të paguar?
Natyrisht, ky është një problem shumë i madh financiar që duhet të përballojmë, jo për faj tonë. Në përputhje me ligjet, ne këmi marrë masat konkrete për të rekuperuar paratë që na detyrohet CEZ-i, duke përfshirë angazhimin e subjekteve të ndryshme për të vënë dorë mbi to forcërisht, deri në sekuestro.

Fjala është për subjekte private?
Fjala është për subjekte private, që kanë licensë të posaçme nga ministria e Drejtësisë, sipas ligjit, që mundëson përdorimin e tyre në mbledhjen e borxhit të keq. Nuk përdorim asnjë kompani tjetër, veç përmbaruesve privatë, pasi këtë mundësi na jep ligji.

Nuk e ndjeni veten më mirë financiarisht në këtë moment, kur reshjet kanë mbushur basenet, duke siguruar rezervat për vitin?
Financiarisht nuk jemi të kënaqur, përderisa kemi mungesë likuiditeti. Tani nuk importojmë më, por mendojmë të fillojmë eksportin brenda këtij muaji. Por, do të kërkojmë detyrimet nga të tjerët deri më një.

Ka lidhje importi që bën CEZ-i me importet tuaja?
CEZ, në marrëveshjen e privatizimit, e ka të përcaktuar se importon për të mbuluar humbjet në rrjet, kjo nuk ka lidhje me Korporatën. Ne duhet të na paguajë për atë që i shesim ne.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës