Mbi 50 këngëtarë të rinj amatorë kanë marrë pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Zërave të Rinj, “Jorgjia Truja” 2019, që u mbajt gjatë datave 23 dhe 25 Prill. Zërat e rinj u vlerësuan në debutimin e tyre nga një juri të përbëre nga këngëtarja Eranda Libohova, drejtori artistik i Akademisë Lirike Verona, Itali, Paolo Fancincani, dhe u kryesua nga studiuesi e kompozitori Vasil S. Tole. Në datat 23 dhe 24 prill, pasi u vlerësuan të gjithë pjesëmarrësit me çmimet e para, të dyta e të treta “Jorgjia Truja” në “Koncertin e Finalistëve” u ftuan të merrnin pjesë vetëm Çmimet e para (por dhe katër fitues te çmimeve të dyta, për kategorinë B me 30 pjesëmarrës.)
Ky koncert u zhvillua në Sallën e sapopromovuar “Tonin Harapi” të Liceut Artistik “ Jordan Misja”. Salla ishte e tejmbushur nga pjesëmarrësit, mësuesit e prindërit e nxënësve, që në ndërsa prisnin Çmimet shijuan për oak çaste disa “supriza” artistike të menduara nga organizatorët. Në skenë debutoi për herë të parë një duet nga dy pjesëmarrëse: Mei Dollani e Alina Jani, përgatitur nga Alma Strazimiri, që më pas vazhdoi nga këngëtarja e pianistja e klasës së 6-të Ana Kodra me këngën “Ëndërr” të vetakompanjuar në piano, e prezantuar nga Drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli. Surpriza e fundit ishte ngjitja në skenë e kantautorit të mirënjohur, Luan Zhegu “Mjeshtër i Skenës”, që e mbylli Koncertin me Këngën “Alo, alo, unë të dëgjoja... “. Juria nominoi 6 talente premtuese për të ardhmen duke iu dedikuar këto çmime:
-Serrxho Toma, Shkodër, Çmimi “Luan Zhegu”
-Marina Sereqi, Shkodër, “Çmimi Pavlina Nika”
-Chesika Pengili , Tiranë, Çmimi “Luçije Miloti”
-Gentian Disha , Tiranë, “Çmimi Special”.
-Sajana Kodheli, Tiranë, “Çmimi “Zëri i Argjendtë”
-Frank Ibraimi, Vlorë, Çmimi “Zëri i Argjendtë”
Etapa e dytë për nxënësit e studentët e Shkollave dhe të Universiteteve do të zhvillohet nga datat 2 deri më 4 Maj në Liceun Artistik dhe Universitetin e Arteve.