Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, dhe zëvendësndihmësin e Sekretarit i Shtetit të Zyrës për Çështje Evropiane dhe Evoraziatike të Departmentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee
PRISHTINË, 13 Shkurt / ATSH - B.Jashari - Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, priti dje në Shtabin e Përgjithshëm të NATO KFOR-it, në "Kosovafilm", zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit të Zyrës për Çështje Evropiane dhe Evoraziatike të Departmentit Amerikan të Shtetit, zt. Hoyt Brian Yee.
Gjenerali Figliuolo diskutoi me zt. Yee shumë tema që ndërlidhen me zhvillimet e fundit të situatës së sigurisë dhe atë shoqërore - ekonomike në Kosovë.
Theks i veçantë u vu në rolin e KFOR-it për ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurtë dhe të lirisë së lëvizjes, si përpjeke që mundësojnë zhvillimin e kushteve më të mira shoqërore dhe ekonomike.
Ata u pajtuan mbi rëndësinë e qasjes holistike dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Organizatave të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe institucioneve vendore për të arritur normalizim dhe për të përmirësuar zhvillimin e shoqërisë kosovare.
/k.m/ /a.g/








