Zëvendësuesi i Holta Zaçajt si anëtare e Gjykatës Kushtetuese do të zgjidhet mes anëtarit aktual të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi, ish kryetares së KLGJ Naureda Llagamit dhe ish komisionerit publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa.
Të tre janë renditur në krye të listës me 6 kandidatë, të pikëzuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me Vokshin që kryeson me 89.5 pikë, Llagamin me pak diferencë pas tij me 89.3 pikë dhe Ballhysa me 77.83. Pas tyre kandidatët Alma Faskaj, Genta Tafa dhe Alban Toro, që të paktën për këtë procedurë emërimi digjen.
Tre emrat në krye do t’i dërgohen institucionit të emërtesës, Gjykatës së Lartë e cila më pas do të thërrasë mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve. Aktualisht janë 17 gjyqtarë të lartë, dhe që mbledhja e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e ligjshme duhet të marrin pjesë jo më pak se tre të katërtat e tyre, pra 13 anëtarë. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra Asim Vokshi, konsiderohet i zgjedhur.
Zëvendësimi i Holta Zaçajt zgjat prej 10 muajsh, pasi kjo e fundit u përfshi në një përplasje me Gjykatën e Lartë. Për skemën e ripërtëritjes të Kushtetues janë pjesë edhe Elsa Toska dhe Sonila Bejtja. Për vendin e Elsa Toskës, dorëhequr një vit më parë, zëvendësimi ka ngecur, pasi KED rrëzoi kandidaturat e paraqitura dhe Kuvendi duhet të rihapë garën. Ndërsa për mandatin e Sonila Bejtja ka një kërkesë të Presidentit në Kushtetuese që pret shqyrtimin.
Komente












KET ZGJIDHNI SE E KAM QEN BESNIK
PërgjigjuAntaret e gjykates se larte dhe asaj kushtetuese, duhet te zgjidhen me vote nga populli dhe nuk mund te lihen as ne dore te Argites, as ne dore te Rames.
Përgjigjunaureda vendi i 2...medet per ket popull ke mund te kete gjyqar kushtetues nje cope mishi pa sy qe s din te lidhi 2 fjale!
PërgjigjuNarueda eshte lule përpara Genta Bungos, një lëtyrë hajdute dhe injorante