Zëvendëskryeministri rus viziton Mariupolin, zyrtarët ukrainas: Vizita të tilla këmbanë alarmi për sigurinë

Zëvendëskryeministri rus viziton Mariupolin, zyrtarët ukrainas: Vizita të tilla këmbanë alarmi për sigurinë
1652039436_Screenshot11.jpgZëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin

Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin ka viztuar Mariupol-in këtë të dielë duke u bërë kështu zyrtari më i lartë i qeverisë që ka shkelur në qytetin ukrainas pas javësh bombardime nga rusët.

“Kam vizituar territoret e çliruara të DNR (Republika Popullore e Donetsk) dhe LNR (Republika Popullore e Luhansk) Kam vizituar Mariupolin, Volnovakha-n, Luhanskun dhe qytete të tjera dhe kam biseduar me vendasit. Në rajone fillon rivendosja e jetës paqësore – shumë punë. Ne do të ndihmojmë. Në veçanti, është e nevojshme të kryhet një punë në shkallë të gjerë për të ofruar ndihmë humanitare", tha Khusnullin

Petro Andrushenko, këshilltar i kryetarit të zgjedhur ukrainas të Mariupolit, tha se Khusnullin kishte vizituar portin detar të Mariupolit dhe kjo është një këmbanë alarmi pasi vizita të tilla kanë të bëjnë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara.

“Përveç plaçkitjes banale, vizita të tilla kanë të bëjnë gjithnjë e më shumë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara drejtpërdrejt në Rusi,” tha Andrushenko.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Takimi i G7: Do të vazhdojmë sanksionet! Të paktën 60 të vdekur pas sulmit në një shkollë në Luhansk! Zonja e parë e SHBA vizitë të fshehtë në Ukrainë, takim me gruan e Zelenskyt


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit