Një ditë më parë qarkulloi në të gjitha portalet një foto ku reperi Gold Ag shfaqej krah Mimoza Shkodrës. Duke qenë se kjo e fundit sapo është ndarë nga i dashuri i saj Seldi Qalliu, kjo foto la dyshime për nisjen e një marrëdhënje të re.
Por ditën e sotme vetë Mimoza sqaroi gjithçka në lidhje me foton e publikuar. Ajo publikoi të njëjtin imazh në profilin e saj në instagram dhe krahas shkroi:
"Një info për ju fansat dhe miqt e mi nuk dot kem per momentin bashkepunim me askend, me vonë patjeter qe do te kete. Se shpejti dot dalin projekte te miat single për ju. Kjo eshtë vetem nji Foto e bër gjat xhirimeve festive por pse jo ne te ardhmen nuk i dihet sigurisht qe me shume koleg do te kem bashkepunime."