Zëvendëspresidentja e SHBA-së: Amerika nuk ka asnjë plan që të dërgojë trupa luftarake në Izrael apo Gaza

Zëvendëspresidentja e SHBA-së: Amerika nuk ka asnjë plan që të dërgojë trupa luftarake në Izrael apo Gaza

1698649637_kamaa.jpg

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, përsëriti se SHBA nuk ka "asnjë qëllim apo plan për të dërguar trupa luftarake në Izrael ose Gaza". Në një intervistë në programin televiziv 60 Minuta të CBS, Harris saktësoi mbrëmë se SHBA po i ofron shtetit hebre këshilla, pajisje dhe mbështetje diplomatike. 

"Izraeli pa dyshim ka të drejtë të mbrohet. Thënë kjo, është shumë e rëndësishme që të mos ketë konfuzion midis Hamasit dhe palestinezëve. Rregullat e luftës duhet të respektohen dhe ndihma humanitare duhet të arrijë", tha Harris. 

Nënkryetari i SHBA-së përsëriti gjithashtu se Amerika dëshiron të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit, duke paralajmëruar edhe një herë Iranin që të mos përfshihet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza


S.S/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh