TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë një nga tri anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi. Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk e ka të sanksionuar se cilin nga tri anëtarët zgjedh Këshilli, por vetëm prejardhjen e tyre. Konkretisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga 15 anëtar përfshirë edhe Presidentin e Republikës që është kryetari i Këshillit. Nëntë anëtar përzgjidhen nga Konferenca Gjyqësore të cilët janë të skualifikuar për të mbajtur postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Krahas këtyre, edhe Ministri i Drejtësisë së bashku me Kryetarin e Gjykatës së Lartë janë të përjashtuar nga ky post përshkak të funksionit të tyre. Kësisoj tri anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi janë kandidatët për t’u bërë nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.