Zgjatet në 15 vite afati i vlefshmërisë së patentës, Rama: Përfitojnë 80 mijë drejtues mjetesh

Afati i vlefshmërisë së lejes së drejtimit do të shkojë deri në 15 vjet. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thekson se afatet e reja kanë hyrë në fuqi dhe nga kjo do të përfitojnë 80 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin.

‘U tha u bë! Patentat e makinave tanimë do të kenë një afat më të gjatë të vlefshmërisë së tyre, i cili shkon deri në 15 vjet. Afatet e reja kanë hyrë në fuqi dhe janë afro 80 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin që përfitojnë prej tyre, në bazë të së njëjtit standard që ndiqet edhe në vendet e BE-së, duke i lehtësuar qytetarët me cikle më të shkurtra të rinovimit të patentës, nga 11-12 rinovime si deri sot, në vetëm 4-5 rinovime sipas afateve të reja nga DPSHTRR, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, një institucion lider në rrugën e reformave e të Revolucionit Digjital!’- shkruan Rama.

 

Për lejet e drejtimit afati i vlefshmërisë do të zgjatet me 5 vite. Konkretisht lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup-moshave, ishin të vlefshme për 10 vjet, nëse janë lëshuar për persona deri në moshën 50 vjeç; 5 vjet, për ata që e kanë kaluar moshën 50-vjeçare dhe 3 vjet, për ata që i kanë kaluar të 70-at.

Me rregullat e reja lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE sipas grupmoshave janë të vlefshme për 15 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç. Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të këtij Kodi, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 26/04/2023 17:46

    Lajm shume i mire per drejtuesit e rinj te makinave

    Përgjigju
  • Arla: 26/04/2023 16:11

    Nje tjeree vendim shume i mire ky per njerzit e ketij vendi

    Përgjigju
  • Joni: 26/04/2023 16:06

    Duke zgjatur afatin per rinovimin e patentes qytetaret do te kene mundesi dhe te kursejne

    Përgjigju
  • Klaus: 26/04/2023 16:05

    Lehtesim sado i vogel por i nevojshem per te gjithe ne

    Përgjigju
  • Arber: 26/04/2023 16:04

    Ju lumte qe keni bere kete ndryshim per patentat dhe per te miren e qytetareve

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/04/2023 15:43

    Çmenduria e të sëmuarit nuk ka kufijë …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut