Zgjatja e afatit të organeve të Vetingut, PS: Procesi mbi palët! Besoj në reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit dhe  Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se zgjatja e afatit të organeve të Vetingut është proces mbi palët. Ai tha nga Elbasani se beson se ka një reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare dhe do dakordësohen për këtë çështje.

“Nuk është shtruar çështja e ndryshimeve kushtetuese. Nëse flisni për zgjatjen e procesit të vetingut, është një proces që ka nisur rrugën e tij, është proces mbi palët dhe kryesisht adreson një problem për shkak të skadimit të një afati. Ka një reformë të dakordësuar për institucionet e ngritura të cilat po funksionojnë. Besoj se edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare ne do jemi në gjendje ti zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord.Pra, nuk kemi as me ndonjë marrëveshje të re politike, dhe as me ndryshim të ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri ishte i pranishëm në përvjetorin e pavarësisë së Elbasanit, ku për herë të parë mungoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Kjo bëri që gazetarët të pyesnin Gjiknurin se mos tashmë ata i kanë darë territoret.

Pyetje: Sot për herë të parë nuk shoh Taulant Ballën. A është ky një mesazh që ai nuk ka punë më me Elbasanin dhe që ky tashmë është territori i Gjiknurit?

Përgjigje: Pyeteni z. Balla për këtë. Mos më bëni më pyetje të tilla.

Në mbledhjen e kaluar të Këshillit të Legjislacionit ku u diskutua për zgjatjen e afateve të KPK, përfaqësuesi i ONM theksoi rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses, pasi kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar. 

Kujtojmë se Këshilli i Legjislacionit i ka drejtuar pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut . Ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit pasi kërkon që ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga PS, për zgjatjen e afateve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe ato të propozuara nga PD, vettingut të politikanëve, reformën zgjedhore dhe asaj territorial, të trajtohen njëkohësisht, por kjo kërkesë nuk gjeti dakordësinë e maxhorancës.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën