Zgjatja e orës policore/ Kryetari i Shoqatës së bar-restoranteve: Jemi në vështirësi, të bëhet vaksinimi me detyrim i punonjësve të këtij sektori

Pandemia e COVID-19 goditi jo pak sektorin e bar-restoranteve duke i futur në krizë, ndërsa zgjatja e orës policore, nga ora 06:00-23:00, mund të përkeqësojë edhe më tej situatën e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj tha në një lidhje me 'Skype' për Report Tv se pavarësisht sezonit turistik, të ardhurat nuk ishin ato priteshin dhe baret e restorantet. Ashpërsimi i masave anti-COVID, sipas tij ndikojnë në frikën në popullatë, duke ulur fluksin e klientëve në lokale.

"Pritej rikthimi i orës policore me mbarimin e sezonit turistik. Rritja e infektimeve pritej të sillte rritje të orës policore dhe ulje të njerëzve në bare sepse i ka kapur paniku. Jemi shumë ulët me të ardhurat, pavarësisht numrit të lartë të turistëve, konsumi nuk ishte në pritshmëritë e duhura. Ky sezon ka qenë më i dobët se ai vjetshëm. Turistët që kanë ardhur kanë qenë familjarë dhe nuk kanë patur një konsum të kënaqshëm", tha ai.

Jahaj theksoi se qeveria duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të ndihmuar bizneset, duke propozuar edhe vaksinimin me detyrim të stafeve në bare e restorante.

"Ne kërkojmë një komunikim me qeverinë që të gjejmë mënyra dhe platforma për bashkëpunime sa më të mira për t'i dhënë një dorë biznesit që është në vështirësi. Ajo që kërkojmë është një vaksinim masiv, sikurse është bërë edhe për mësuesit, për punonjësit e bar-restoranteve. Në ato aktivitete që nuk kanë ambiente të hapura, të futen ata që janë vaksinuar. Të bëhen disa politika konkrete nga qeveria për të ndihmuar këto biznese. Me ardhjen e vjeshtës, situatën e shohim të rëndë, por urojmë të ketë një zgjidhje të kësaj situate", shtoi ai.

Nga 1 shtatori hynë në fuqi masat e reja anti-COVID. Ora policore nga 24:00-06:00 ka shkuar në 23:00 -06-00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID. Një tjetër masë është vaksinimi i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 03/09/2021 18:40

    Po mirë more Enri,që goja ju mbeti vetëm s'kam,s'kam,pse s'kanë vajtur personeli i lokaleve të vaksinohen,se gushti dhe shtatori janë të hapur për këdo person. Pra pengesa jeni ju.Kurse për orën policore,po mo po, të mbyllen lokalet që në 22.30,se numuri i të infektuarve po shtohet me shpejtësi dhe kur flet për të ardhura të pakta,mos u ngopshi,se ju është bërë truri vetëm para,para dhe jo SHËNDET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?