Këngëtari i njohur Elgit Doda është një ndër personazhët e njohur të skenës që merr pjesë në fushatë elektorale. Ai i është bashkuar PS-së.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka postuar foto me Elgitin nga Njësia Numër 9, ku ajo kandidon.

“Me Elgitin, live nga Njësia 9 në zemër të Tiranës”, ka shkruar ajo krah fotos.

Kujtojmë se na ndajnë edhe 12 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare që janë më 25 prill dhe të gjitha palët politike janë tepër aktivë në fushatë.