TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së PD-së duket se ka reflektuar pas kërkesës së Gazment Bardhit duke vendosur datën 20 qershor për të mbledhur Këshillin Kombëtar.
Në mbledhjen e sotme e nisur në orën 17:00 morën pjesë 17 anëtarë të kryesisë, numër i mjaftueshëm për të plotësuar kuorumin dhe për vendimmarrje, ndërsa munguan Gazment Bardhi dhe 8 anëtarë të tjerë të kryesisë të cilët në mbledhjen e fundit refuzuan hapjen e garës për kryetarin e Partisë.
Në një reagim për mediat pas vendimit të Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, u shpreh se mbështet plotësisht këtë vendim të kryesisë.
“Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor. Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshilit Kombëtar të PD”
Kryesia e PD vendosi qe mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet me 20.06.2023, ora 12:00 me këtë rend dite. Miratimi i anëtareve te Komisionit Zgjedhor, të emëruar nga kryesia e Partisë në datë 15.06.2023.
Mbledhja do te hapet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe njofton grupin drejtues te punimeve me përbërje anëtaret e Këshillit Kombëtar:
- Flutura Açka
- Kreshik Çollaku
- Arbi Agalliu
Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.
Report Tv zbardh emrat e komisionit zgjedhor
Jemin Gjana, Kryetar
Indrit Sefa, Anëtar
Enriketa Papa, Anëtar
Gazment Koduzi, Anëtar
Xhemal Bushati, Anëtar
Aurora Domni, Anëtar
Myzafer Elezi, Anëtar
Rezart Kthupi, Ndihmës
Ervis Xhako, Ndihmes
Nuk morën pjesë në mbledhje:
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Bledjon Nallbati
Dhurata Cupi
Dashnor Sula
Juela Hamati
Jonila Godole
Ishin në mbledhje:
Arbi Agalliu
Kreshnik Collaku
Jemin Gjana
Fitim Zekthi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Indrit Sefa
Roland Bejko
Taulant Zeneli
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj
Enkelejd Alibeaj
Xhemal Gjunkshi
Merita Bakiu (online)
Kanë dhënë dorëheqjen:
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj
Në një reagim për mediat pas vendimit të Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, u shpreh se: “Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor. Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshilit Kombëtar të PD”.
Report Tv zbardh emrat e komisionit zgjedhor të cilët do të ndjekin procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.
Jemin Gjana, Kryetar
Indrit Sefa, Anëtar
Enriketa Papa, Anëtar
Gazment Koduzi, Anëtar
Xhemal Bushati, Anëtar
Aurora Domni, Anëtar
Myzafer Elezi, Anëtar
Rezart Kthupi, Ndihmës
Ervis Xhako, Ndihmes
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot te thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtare më 20 qershor.
Kryesia e PD vendosi Organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH. Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë.
Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023. Kryesia e PD u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.
Mbledhja e Kryesisë për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së ende vijon. Prej gati dy orësh deputetët demokratë janë duke zhvilluar mbledhjen në ambientet e Kryesisë. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar foton nga brenda mbledhjes.
Bash eshte ne gnume
PërgjigjuKu Luli,ku.As nuk merr pjese,as mungon.
Përgjigju