Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër, datë 3 maj 2017, ora 16:30, do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.
 
Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.
 
Konventën e LSI-së do ta përshëndes edhe Kryetari Kuvendit z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha.
 
Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi etj.
 
Konventa pritet të shqyrtojë nesër dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj. Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSI-së.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com