Zgjedhja e Presidentit, deputeti i PS-së Arben Pëllumbi në '5 pyetjet': Po të vinte nga politika do ishte paragjykim i lartë

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv foli rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit dhe mos bashkëpunimit me opozitën sa i përket zgjedhjes së kreut të shtetit.

Pëllumbi u shpreh se Partia Socialiste nuk pati një fshehje nga ana e PS-së për hapjen e negociatave për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij u mazhoranca u vendos në pozicion të kundërshtarëve të tyre për zgjedhjen e presidentit.

"Partia socialiste nuk e fshehu që ishte e hapur për zgjedhjen e Presidentit.

Ne u vendosëm në pozicion të kundërshtarëve tanë duke toleruar në fillim të këtij procesi. Procesi nisi mirë.

Pala tjetër në asnjë moment, nuk patëm asnjë lloj qasjeje, pranie. Nuk na erdhi asnjë propozim. Nuk pati asnjë propozim konkret nga opozita. Kishte një mosdakordësi për mënyrën sesi do të qaseshin në një marrëveshje të mundshme me mazhorancën."- u shpreh deputeti në '5 pyetjet'.

Teksa foli për emrat që qarkullonin nëpër listat e Partisë Socialiste, Pëllumbi zbuloi disa nga emrat e vjetër të politikës të cilët mund të ishin kandidatë për president, pikërisht nga kontributi i tyre në politikë.

Emrat nisnin nga Fatos Nano, Gramoz Ruçi etj, por deputeti u shpreh se në mënyrë që të shmangeshin paragjykimet për zgjedhjen e kreut të shtetit,ky bllok u përjashtua.

"Fatos Nano , Gramoz Ruç, Servet Pëllumbi, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj Eglantina Gjermeni. Ne e përjashtuam këtë bllok sepse prapë do të ishim gjykuar si forcë që e çoi procesin aty ku deshi.

Në fund arritëm në konkluzionin që Bajram Begaj ishte personi i duhur për ta sugjeruar. Për një sërë rrethanash objektive mori votën me të madhe nga Partia Socialiste."- tha socialisti.

Deputeti zbuloi gjithashtu se nga paketa e kandidatëve me 26 emra rrjedhimisht u tkurr në 4 e më pas në dy, një dilemë e cila solli 20 minuta debat zbulon deputeti.

"Si u vendos, nga Rama?"- u pyet nga Ilir Babaramo

'Jo të gjithë bashkë, u bë një debat për 2 emra derisa në fund u vendos emri i Bajram Begaj, si një figurë mjaft e njohur për ndërkombëtarët".- tha Pëllumbi.

I pyetur se kush ishte emri i rivalit të Begaj, deputeti i PS-së refuzoi të përgjigjej.

Arben Pëllumbi u pyet edhe mbi procedurën 'hermetike' në Report Tv të cilën ai e gjykoi si një proces me një rezultat shumë të mirë i cili nëse do të ishte pjesë e politikës, do të paragjykohej.

Tani që procesi përfundoi, sido që ta bënim ne ju një vërejtje do na i bëni. Por në këndvështrimin tim ne zhvilluam një proces shumë të mirë. Kemi zgjedhur një President shumë të mirë. Gëzon një njohje dhe mbështetje nga partnerët tanë. Po të vinte nga politika do ishte paragjykimi i lartë."- tha deputeti ndër të trjera në Report Tv.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit