Presidenti, raundi i tretë më 30 maj ora 10:00, palët shumë larg konsensusit! Mediu: Opozita të dalë me një kandidat të vetin! Alibeaj: Këta s'duan president konsensual! Balla: Kushti juaj pa sens

Pas djegies së raundit të parë dhe të dytë për zgjedhjen e presidentit, konferenca e kryetarëve sërish nuk prodhoi konsensus mes palëve. Alibeaj akuzoi socialistët se kërkon një president të vetin, ndërsa Taulant Balla i kërkoi të propozojë emra. Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj.

Negociatat për presidentin sërish nuk prodhuan konsensus mes palëve. Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.  Por socialisti Taulant Balla e sfidoi sërish duke i kërkuar emër për presidentin.  Fatmir Mediu insistoi që opozita të mos ccojë dëm mundësinë e fundit, por të dalë me vetëm një kandidat të përbashkët, pa patur nevojë për mbështetjen e socialistëve.

Dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit të ri u dogjën pa një emër kandidati, pasi opozita nuk oi asnjë propozim në Kuvend. Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, në orën 10 dhe është i fundit ku duhen të paktën 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen.

Si zgjidhet presidenti i ri
10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik.

Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Presidenti i ri/ Balla: Kushti Alibeajt nuk plotësohet, presim që opozita të propozojë kandidat raundin e tretë

 

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një prononcim për mediat tha se kushti i Alibeajt që PS të firmosë për kandidatin e tyre nuk plotësohet. Ai theksoi se PS po pret që opozita të propozojë kandidat për raundin e tretë.

“Ka një propozim nga një pjesë e opozitës që të mbështesin një kandidaturë, ka një propozim tjetër që të vazhdojmë negociatat ku ata të janë me emrat e tyre dhe ne të shohim mundësinë kush mund të jetë zonja apo zotëria që përmbush pritshmëritë e shqiptarëve dhe tonat. Kjo është çështja që unë dua të ndalem, ne jemi për të gjitha mundësitë e mundshme, me përjashtimin e vetëm të formulës të propozua nga Alibeaj 4-2-1 që nuk është negociatë. Ditët në vijim do jenë ditë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Ajo që është gjejë më e qartë është që nuk do ketë një kandidaturë të propozuar me 20 firma apo më shumë nga PS”, tha Balla.

Ora 15:49
Konferenca e Kryetarëve miraton datën, 30 maj ora 10:00 raundi i tretë dhe i fundit që kërkon shumicë të cilësuar për Presidentin

1653398525_Screenshot1.jpg

Më 30 maj ora 10:00 do të zhvillohet raundi i tretë dhe i fundit që kërkon shumicë të cilësuar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Vendimi është marrë nga Konferenca e Kryetarëve.

Më 29 maj ora 16:00 është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave, ndërkohë që mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar kandidatët do të zhvillohet në orën 9 të datës 30 maj.

Ora 15:30
Presidenti/ Balla-opozitës: Nëse drafti juaj është kusht i panegociueshëm, atëherë do vijojmë negociata e grupet e tjera parlamentare

 

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka bërë me dije se kërkesa e opozitës nuk është një tentativë për dakordësi, por imponim të procesit për zgjedhjes së presidentit.

"Nuk ka më histori që të marrë emra njerëzish nderuar në tv, kjo nuk është negociatë, unë propozoj 4 ti zgjidh 2, kjo është për avokatin e popullit,presidenti duhet të kaloj në një rast më të gjerë, ne kemi thënë le të kalojmë te emrat, propozoni ju, ne nuk do propozojmë se mund të ndodh edhe ajo që tha Mediu, do i themi kryesisë, nëse e keni kusht të panegociueshëm, atëherë nuk kemi dakordësi", tha Balla.

Ora 15:24
Alibeaj: Këta nuk duan President republike, por Presidenti të PS

 

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Enkelejd Alibeaj, akuzoi mazhorancën se nuk e do konsensusin me opozitën.

“Procesi domosdoshmërisht duhet të ketë sintetizim të të gjitha kërkesave, nevojave, shijeve të opozitës, por nuk është kjo thelbësorja, thelbësorja është edhe qëndrimi i palës tjetër, që nuk ka legjitimitet të zgjedhë e vetme një president. Ata nuk duan një president të republikës, por një president të tyre. Ramë dakord për një president të qartë të shkruar të thënë para mediave, ku opozita të mos ishte thjesht dhe vetëm mbushëse topi, por një palë në një proces serioz. U tërhoqën sepse e kanë të përcaktuar që duan të shkojnë te raundi i katërt. Nuk i qëndrojnë fjalës, dakordësisë. Nuk është fjala sa solide është opozita. Në këtë proces futemi si një detyrim kushtetues, politik, për qytetarët, C kishim për ti dhënë i dhamë. Zgjedhja e presidentit nuk është një proces për të treguar sesa solide është një palë. Ne marrim pjesë në këtë proces, por farë nuk bëhemi në sytë e shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Ora 15:19
Mediu përsërit: Opozita duhet të ketë kandidatin e saj për President, s’ka më kohë

 

Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, opozita duhet të ketë një kandidat të vetin sa më parë. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm. Megjithatë sipas Mediut duhej që mazhoranca të mos kishte raunde bosh.

 “Nuk ka kohë as për 8 as për 10 kandidatë, të gjejmë një kompromis, ajo që e bën të munshme është të dëgjojmë njëri tjetrin, duhet të kishim cuar dje një kandidaturë, dhe duhet të cojmë në raundin e tretë një kandidat, para se të këkrojmë përgjegjësi te pala tjetër, duhet ta kërkojmë te vetja, kemi në dorë një element kushtetues, le ta dëgjojmë njëher brenda vetes dhe të përpiqemi të gjejmë një konsensus me maxhorancën brenda një kohe të shkurtër. Më vjen keq që i them këto gjëra publikisht, por kjo ka mbetur e vetmja formë për të folur duhet të dalim me një kandidaturë”, tha Mediu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND: 25/05/2022 07:17

    Kandidati presidencial i popullit: Zef Preci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë