Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës vazhdon edhe sot, në ditën kur skadon edhe afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Avokati Ardian Bajraktari përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ tha se mosarritja e një marrëveshje mes subjekteve politike është shqetësues për Kosovën. Sipas tij ky ngërç në vend ka ardhur për shkak të një papjekurie politike.

“Fakti që jemi në këtë orët e fundit ka një itenstifikim të përpjekjeve kryesisht në atë që e ka karakterizuar këtë periudhë - mungesa e vullnetit për arritjen e një kompromisi. Megjithatë nga ana tjetër ka pasur tentativa për të hedhur fajin nga njëra te tjetra. LVV duket se nuk ka bërë një marrëveshje dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve. Fakti që kemi një qasje polarizuese mes subjekteve politike nuk garanton që do të kemi një themelim të institucioneve as pas zgjedhjeve dhe kjo është shqetësuese sepse tregon papjekuri politike”, tha Ardian Bajraktari.

Ndër të tjera ai shtoi se edhe këto tentativa që po bëhen gjatë orëve të fundit më shumë i cilëson si një fushatë.

“Në zgjedhjen e presidentit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë, me kusht që njëri prej këtyre kandidatëve të marrë votat. Kam përshtypjen se tentativat që po bëhen janë më shumë fushatë sesa tentativa serioze për të gjetur një konsensus. Me shumë gjasa në garë do të jetë edhe Vjosa Osmani.  Shpresoj që skena politike të kthjellohet dhe të kuptojë që marrëveshjet janë të domosdoshme për të ecur para, pasi Kosova ka humbur shumë këto vitet e fundit”, nënvizoi ai.


Lajmi kryesor:

Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23 ! LDK kërkon si kandidate Vjosa Osmanin, Kurti: E thonë në publik, por jo zyrtarisht