Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, rinisi seancën për zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se legjislatura e dhjetë është në minutat e saj të fundit, teksa theksoi mungesën e deputetëve të opozitës në sallë.
"Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu”, tha Haxhiu.
Lajmi kryesor:
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme! Kurti: Opozita do bllokimin e qeverisë









