Bylykbashi: Turreni e hidhni 37 firma sepse zgjedhjen e presidentit të ri jua bëri Rama! Të ishte liruar nga detyra para se të çohej si propozim

 

Deputeti Oerd Bylykbashi ka debatuar me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka për zgjedhjen e presidentit të ri. Bylykbashi, si përfaqësues i opozitës thotë se 37 deputetë firmosën kandidaturën e Bajram Begajt për president të ri vetëm sepse zgjedhjen e bëri kryeministri. Përveç kësaj thotë se nuk mund të zgjidhet Begaj si president sepse u propozua kur ishte ushtarak aktiv. Sipas Bylykbashit, Bagaj duhet të ishte liruar nga detyra para se të çohej si propozim te kryeministri.  

Bylykbashi: Kemi bërë një ndarje të qartë mes pushtetit civil dhe ushtarak, asnjë ushatarak nuk mund të marrë detyra mbi administratën shtetërore. Është parim themelor, fakti që kryeministri i Republikës, e ka kthyer procesin e emërimit të presidentit, si një prestigjator, që  e nxjerr në orët e fundit, nuk i bën nder as vetë kandidatit. 

Kushtetuta jo më kot jep kohë 7 ditë nga njëri raund në tjetrin, ky kandidat deri sot ka qenë në krye të Forcave të Armatosura. Mund ta kishit bërë ndryshe, dëgjoni dhe njëherë, këtu po flasim për presidentin e Republikës, nuk po e bëjmë sikur thjesht do nxjerrim në fotografi njërin te muri.

Është zgjedhja që ju ka bërë kryeministri që të turreni e të hidhni 37 firma pa e ditur kush ishte kandidat. Dekreti i nxjerrë në moment të fundit nuk e shëndosh këtë moment antikushtetushmërie. Ju mund ta çoni në këtë drejtim, parimi që kërkon kushtetuta është që ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen në poste të tjera. Përveç se po bëni kapjen finale të të gjitha pushteteve duke bërë çmos që të shmangeshit nga detyrimi kushtetues dhe të kërkonit konsensusin, zgjodhët këtë proces.

Bushka: Retorika politike është zgjedhja juaj. Qëndrimi politik është zgjedhja juaj. Komisioni vlerëson kriteret ligjore. Është liruar nga detyra nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë dhe nuk është më problem kushtetues.

Bylykbashi: Më dëgjoni edhe njëherë.

Bushka: Jo nuk ju dëgjojmë më. E thatë qëndrimit tuaj.


Lajmi kryesor:

'Ligjet' japin 'OK' për Bajram Begaj: I plotëson kriteret! Mungon grupi i Alibeajt! Bylykbashi: Ta kishit liruar nga detyra para se ta propozonit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë