Zgjedhja e presidentit të ri, Kollçaku: Bajram Begaj figurë që i plotëson të gjitha kriteret, ndihem mirë që u zgjodh një gjeneral si president

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ishte një figurë e kompletuar. Kështu thotë ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral Bardhyl Kollçaku, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv. Për deputetin e PS-së, ai është një president dinjitoz, për të cilin duke e njohur nga afër thotë se do të zbatojë gërmë për gërmë, kushtetutën.

‘Para dy viteve i kam dorëzuar flamurin detyrën dhe është një koeçidencë se isha një nga deputetët që e propozuam, hodhëm firmën dhe e votuam. Ishte një surprizë. I plotëson të gjitha kriteret, për paanësinë politike, i shërben kombit. Përfaqëson unitetin e popullit. Nga 8 presidentët e fundit që kemi tre janë me backgraund ushtarak dhe është një vlerësim i merituar. Ushtarakët bëjnë betimin dhe janë të udhëhequr nga trinomi detyra, nderi dhe Atdheu.

Është figurë e kompletuar. Figurë që përfaqëson unitetin e popullit. Ndihem mirë që një gjeneral u zgjodh president. Duke e njohur nga afër është forca e tij duke zbatuar lidhin gërmë për gërmë, kushtetutën në rastin konkret. Nuk e kemi dashur që presidenti të ishte i joni siç edhe e kemi thënë. Begaj ka një karrierë të spikatur. Bojkoti është gjëja më e natyrshme që ata dinë të bëjnë. Nuk harrohet avazi i vjetër dhe bojkotuan. Oferta ndaj opozitës ishte e sinqertë, pavarësisht se fraksionet e opozitës nuk prodhuan dot një kandidaturë.’- u shpreh Kollçaku.

I pyetur për situatën e zjarreve në vend, Kollçaku tha se nuk është detyra e ushtrisë që të fikë zjarrin, por u shkon në ndihmë Emergjencave Civile.

‘Emergjencat Civile nuk është detyra kryesore e forcave të armatosura. Në Emergjencat civile ne kemi kontributin tonë. Në fillim janë zjarrfikësit, është pushteti lokal dhe pastaj vijnë forcat e armatosura. Helikopterët për shuarjen e flakëve janë të shtrenjta. Nuk është detyra e ushtrisë për të fikur zjarrin. Duke ngritur strukturat e emergjencave civile dhe strukturat në nivel lokal.’- tha Kollçaku.

Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar