Pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit si Kryetarë i kuvendit, ka ardhur reagimi i parë i LSI.

Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në facebook ka sulmuar Kryeministrin Rama duke e cilësuar si “kryeministër pazarxhi”.

Ky kryeministër pazarxhi. Po si nuk u bë xhanëm Kryeministër ky që rastësisht kemi. Ngordhi nga qejfi të blejë vota, i shkoi jeta shit e bli”, ka shkruar Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Ky kryeministër pazarxhi.
Po si nuk u bë xhanëm kryeminister ky që rastësisht kemi.
Ngordhi nga qejfi të blejë vota, i shkoi jeta shit e bli.
Nuk ngrihet dot mbi nivelin e tregtarit dhe pazarxhiut provincial, që blen patate dhe në fund i del pras.
Megjithatë ky shkollëpakti harron atë që thotë populli "balo të hëngërt tënja e ke të keqen brenda".

postimi i vasilit
   (Postimi i Petrit Vasilit në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com