Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, dy ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë.

Në lidhje me këtë çështje analistja Afërdita Maliqi përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se asnjë parti nuk pranon të marrë flamurin që të bëjnë qeveri.

“Kemi qenë në një perudhë shumë të gjatë në ngërc politik. Prej 9 shkurtit Kosova nuk ka një institucion stabil. Kemi një qeveri që paradite shkon në Kuvend dhe pasdite kthehet sërish në qeveri. Asnjë parti nuk pranon të marrë flamurin që të bëjnë qeveri. Zgjedhjet e dhjetorit mund të ndryshojnë numrat, por nuk besoj që ndonjë nga partitë që ka qenë në opozitë të dalë e para. Ne do të kemi një Albin Kurt të parë, por jo me numër pasi pas 9 shkurtit mbështetja për të ka rënë me 5% sipas sondazheve të bëra”, tha Afërdita Maliqi teksa theksoi se në vend nuk ka një opozitë që të dalë para Albin Kurtit dhe ta rrëzojë prej pushtetit.

Më tej analistja theksoi se ky ngërç politik ka ndikuar në shumë fusha, ku një prej tyre është ai i buxhetit.

“Kemi probleme shumë të mëdha, duhet të miratohet buxheti në dhjetor. Dhe nëse nuk arrin të bëhet shërbimi publik do të mbeten pa paga. Me rezerva mund përballojmë deri në 3 muaj. Nëse nuk miratohet vendi do të shkojë në kolaps.Dhe shteti nuk mund të shkojë deri këtu për disa inate personale të disa personave”, tha ajo ndërsa nënvizoi se partitë politike që po çojnë Kosovën në zgjedhje duhet të kenë edhe një plan pas zgjedhjeve për vendin.